Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ftoi Dejona Mihalin, koordinatoren e komiteteve të kësaj partie.
Abrashi ka akuzuar Blerim Isufajn se do ta luftojë Lëvizjen Vetëvendosje, “sidomos në kohë fushate”.
“Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë.” – ka shkruar ai.
Megjithatë, krejt në fund të postimit të tij, Abrashi ka përmendur edhe arrestime, duke thënë se mund të ketë edhe të tilla.
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË!” – ka thënë deputeti i partisë në pushtet.