11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Ndonëse i pensionuar, Wenger ende e urren atë çfarë i bëri Chelsea sa ishte në krye të Arsenalit

- Advertisement -

Gjatë një paraqitje në beIN Sports, Arsene Wenger goditi Chelsean për nënshkrimin e lojtarëve të tij ndërsa ai ende drejtonte Arsenalin.

Duke diskutuar nevojën për një ndryshim në rregullat e Fair Play Financiar, Wenger ka goditur edhe Manchester Cityn.

“Ata (pronarët e Manchester City) erdhën dhe ata nuk ishin përballur me ndonjë Fair Play financiar dhe as Chelsea”, deklaroi fillimisht francezi.

“Chelsea, ata blenë lojtarët e mi (nga Arsenali)! Dhe Chelsea gjithashtu bleu atë që donte sepse nuk kishte rregulla të Fair Play Financiar”.

Lojtarët si Ashley Cole, Cesc Fabregas, Petr Cech dhe Olivier Giroud kanë përfaqësuar të dy klubet në të kaluarën.

Wenger e kishte të vështirë të përballej me të dyja skuadrat, pasi shpenzonin shuma marramendëse, ndërsa Arsenali ishte bërë një klub që prodhonte lojtarë të talentuar dhe i shiste.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit