16.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

“Ndeshje që mund të na ndryshojë jetën”, Foden e Kane: Ndaj Spanjës e vështirë, kemi rastin të shkruajmë historinë

- Advertisement -

Pasi arritën të kalonin “Tulipanët” e Holandës, Anglia tashmë sheh për të dytën herë radhazi veten, finalen e madhe, të një Kampionati Evropian, teksa përballë tyre këtë herë do të jetë një kundërshtare shumë më e fortë se Italia, Spanja.

Megjithatë duket se kundërshtari nuk i tremb, “Tre Luanët” e Southgate, me “yllin” e Manchester City, Phil Foden, i cili për mediat foli mbi sfidën e fituar ndaj Holandës, si dhe për finalen e së dielës, ku u konsideron si një sfidë që mund t’i ndryshojë jetën.

“Në ndeshjen me Holandën i ngjaja më shumë lojtarit që shohim te City. E rëndësishme ishte fitorja e skuadrës por e ndjen se ajo kundër Holandës ishte fitorja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam i lumtur. Finalja me Spanjën do të thotë gjithçka, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës për mua. Me zor pres ta luaj. Besojmë te aftësitë tona, e dimë që Spanja është një skuadër fantastike për mënyrën se si e zotëron topin, por ne i dimë pikat tona të forta. Kjo ndeshje mund të na ndryshojë jetën”, – tha Foden.

I të njëjtin mendim ishte edhe “bomberi” i sulmit, Harry Kane, i cili barazoi shifrat, në sfidën përballë “Tulipanëve”, teksa u shpreh se mbrëmjen e 14 korrikut do të kenë një tjetër mundës, për të shkruar historinë.

“Ishte një ndeshje me një fund të jashtëzakonshëm. Kishte disa lojtarë të lodhur por e meritonim ta fitonim ndeshjen me një fund të tillë. Finalja me Spanjën? Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, një ndeshje me të vërtetë shumë e forta, por në të njëjtën kohë do të jetë një tjetër ndeshje për të bërë historinë”,- u shpreh kapiteni i “Tre Luanëve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit