15.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Ndeshja ndaj Islandës, Foda: Ne kemi dy ndeshje me Islandën për t’i fituar

- Advertisement -

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka folur para ndeshjes me Islandën, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombve.

Tekniku gjerman tha se atmosfera në grup është e mirë, por ata kanë dy ndeshje përpara për t’i fituar dhe këtë e bëjnë më së miri duke treguar shpirtin luftarak të ekipit në fushë.

Atmosfera është e mirë. Islanda është kundërshtare që luan lojë taktike, por ne duhet të luajmë ndaj tyre të përqendruar nga fillimi. E dimë se Islanda ka edhe lojtarë të mirë individual. Ne duhet t’i zbatojmë detyrat tona. Ne kemi dy ndeshje për t’i fituar. Të dyja janë të rëndësishme dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B. Duhet të tregojmë në fushë shpirtin luftarak”, ka deklaruar Foda.

Kosova nesër në stadiumin ”Fadil Vokrri” e luan ndeshjen e parë ndaj Islandës, ndërsa tre ditë më vonë luan në udhëtim, ku synon të kaloj në Ligën B të Ligës së Kombeve

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit