Ka ndërruar jetë, veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Dan Gashi.
I ndjeri ishte edhe veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ngushëllime familjes, farefisit, bashkëveprimtarëve dhe miqësisë!
Ikjen Tënde në Amshim, shumë rëndë e përjetova i dashur Dan Gashi, mik dhe bashkëveprimtar im shumëvjeçar.
Ke qenë një burrë atdhetar dhe veprimtar i palodhshëm i çështjes tonë madhore, besnik e fisnik, i urtë, kulturuar, dashur për të gjithë. Zoti të pastë shpërblyer me Dritën e Parajsës. Pusho i qetë në tokën e Dardanisë, për të cilën punove pa hile gjithë jetën! Amin”, ka shkruar Xhafer Leci në Facebook, një tjetër veprimtar i çështjes kombëtare.