28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ndarja e rrugëve me ShBA-në “mund ta çojë lehtë në vetëizolim” Kosovën dhe “kjo s’është opsion”: Tromp qorton Kurtin për “nguti”

- Advertisement -

Në një bisedë me Nacionalen, Tromp ka vërejteje ndaj Qeverisë së Kosovës, për të cilët thotë se “duhet t’i kushtojnë vëmendje” deklaratës së lëshuar nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier – ku ky i fundit përçoi qëndrimin e qeverisë amerikane në atë se janë “thellësisht të zhgënjyer” me veprimet “që panevojë për rrisin tensionet” e në veçanti për konfiskimin e një automjeti që po barte pagesa për penzionist dhe përfitues të tjerë të ndihmave sociale në fshatin Gorazhdec.

Aty Hovenier u detyrua të rikujtojë edhe vetë Deklaratën e Shpalljes së Pavarësis së Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës si një shtet dhe demokraci multi-etnike; premisa themelore të shtetësisë për të cilat “ka përgjegësi” mirëmbajtjeje Qeveria e Kosovës.

Shpejtësia e procesit është më pak e rëndësishme se legjitimiteti i çfarëdo mase bazuar në konsensus – edhe nëse kjo merr kohë më shumë se sa ç’dëshiron ose planifikon qeveria”, na thotë profesoresha Tromp.

Beteja që Kosova ka me Serbinë, na thotë Tromp, “duhet të ndahet nga detyra” që Qeveria e Kosovës ka “për të mbrojtur popullatës serbe lokale të saj”.

Nuk është kjo punë e lehtë, megjithatë e arritshme. Në rend të parë përmes dialogut të vazhdueshëm me përfaqësues të serbëve lokalë të Kosovës në mënyrë që të arrihet pajtim i përgjithshëm mbi atë se çfarë dhe si të implementohen këto masa praktike të rëndësishme. Mosdurimi i qeverisë kosovare në nxitimin e këtyre masave integruese mund të jenë të i kuptueshëm por jo domosdoshnërisht produktive në kuptimin afatgjatë”, vazhdon Tromp.

Për ShBA-në dhe QUINT-in, Tromp thotë se Kosova i detyrohet atyre “për ekzistencën” e saj dhe se “ndarja e rrugëve me ta mund të çojë në vetëizolim” dhe që “kjo nuk është opsion”. Ndërsa opsioni i vetëm për Kosovën, thotë Tromp, është përmes aleatëve të saj “që përfundimisht duhet të jetë anëtarësimi në Këshill të Evropës, NATO, BE dhe OKB”.

“Kur bëhet fjalë për valutat dhe përfitimet sociale, nuk duhet nënvlerësuar se si këto mund të ndikojnë në ndjenjën individuale të sigurisë dhe të ndjerit të mbrojtur të popullatës serbe. Duhet kohë që njerëzit individualisht të mësohen me monedhat e reja – si dhe të gjitha shtetet e BE-së gjithashtu duhej të kalonin pasi monedhat e tyre kombëtare u zëvendësuan me EURO”, vazhdon ajo.

Kishte shumë rezistencë nga njerëzit për të hequr dorë nga monedhat e tyre origjinale kombëtare. për të shpërndarë pagesat e përfitimeve sociale nga Serbia. Do të prisnim nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i mirrnin pa vonesë”.

Çdo proces i njëanshëm i vendimmarrjes dhe zbatimi i njëanshëm i mbështetur nga agjencitë e zbatimit të ligjit të Kosovës mund ta izolojë qeverinë e Kosovës nga aleatët e saj. Njëanshmëria mund të çojë lehtësisht në vetëizolimin e Kosovës dhe kjo nuk është një opsion”, përfundon Tromp në një bisedë me Nacionalen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit