Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot nga ora 11:00 deri në 17:30 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transportin e mallrave të cilat janë mbi 20 tonë.

Ky vendim vjen për shkak të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit nga ky vendim bëjnë përjashtim mjetet e transportit të organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore

Të ngjashme

Të fundit