21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Ndalohen dy kosovarë nga policia maqedonase për kontrabandim të barnave, kafesë dhe parfumeve

- Advertisement -

Dy persona nga Kosova janë ndaluar në Maqedoni të Veriut për shkak të kontrabandimit të mallrave pa dokumentacione përkatëse, të dyshuarit në fjalë janë G.Q. dhe Xh.M.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut thuhet se sot është kontrolluar një autobus nga Kosova në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5,942 tableta, 100 pako kafeje, 36 thasë me mbishkrimin e markës tregtare, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja maqedonase.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit