28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Ndalimi i shtyrë” i dinarit, Rohde i habitur se “si jepen afatet pa plan?” Flet ambasadori gjerman

- Advertisement -

Deklaratë kjo e BQK-së që pasoi një shkrim të Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin e tij në “X” ku bëri thirrje te shtyllat tjera institucionale që “të mos ketë ndëshkime” për serbët që përdorin dinarin si mjetë pagese gjatë periudhës tranzitore të zbatimit të rregullores së amandamentuar.

Rohde, në vërejtjen e Nacionales se “pra..ju s’po e shihni si shtyrje tre muajshe?” nga BQK të çështjes së dinarit, përgjigjet se “ende s’mund të gjykoj” por se gjykimin do ta suspendojë deri në atë se çfarë thonë gjendja në terren.

“Nëse keni zgjidhje unë jam i fundit ai që do ta kritikonte atë. Por, deri më tash, kemi parë, në kërkesat e ndërkombëtarëve, dhe të prekurve, kemi parë kërkesa; dhe papritur, hap pas hapi, po dalin njoftime të reja: Një muaj, tash tre muaj. Çfarë na duhet është qartësi për të gjithë”, na tha Rohde.

Pyetur se a qëndron ndofarë “përkeqësimi në cilësinë e marrëdhënies Kosovë-Gjermani” duke i ngrerë paralele deklarimit të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, Rohde butësisht shprehet se “e vetmja gjë që mund ta them me siguri, është se është e sigurt se s’është përmirësuar klima në të cilën ne punojmë me qeverinë”.

Se Kosova ka secilën të drejtë të shtrijë sovranitetin monetar të saj, Rohde s’e vë në asnjë pikë dyshimi, por, problemi, sipas tij, është te mënyra e zbatimit dhe e vetë marrjes së vendimit.

“Ju e dini, Gjermania është një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës. Javën e kaluar, Ministri im i Mbrojtjes ishte këtu. Dhe edhe ai e tha: Keni të drejtë të zbatoni këtë vendim, por bëjeni me një plan më të gjatë zbatimi; dhe bëjeni në atë mënyrë që gjithkush të jetë i informuar dhe askush të mos ketë frikë. Dhe, neve, na duhet të vimë në këtë hap. Nuk shoh ende që kemi ardhur në këtë hap”, shtoi ambasadori.

Gjermania, sikurse QUINT-i, “dëshiron që Kosova të ushtrojë sovranitetin e plotë të saj” por se “e vetmja gjë që e kemi qortuar është veprimi i njëanshëm dhe pakoordinim”.

“Dhe, përsëri, ju keni një hap të njëanshëm, që u lajmërua fare shpejt dhe shkurt. Dhe ta marrin si shembull licensimin e një banke. Të licensosh një bankë kjo s’bëhet për dy ditë. Ose tri. Ka proces. Proceset kërkojnë kohë. Dhe do të thoja që kur keni plan, ju së pari e vendosni planin dhe atëherë vendosni afate kohore. E jo e kundërta, në fillim afatet kohore dhe pastaj planet”, na tha ambasadori gjerman.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit