28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ndahet nga jeta anëtarja e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Shqipe Bajçinca – Brestovci

- Advertisement -

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes të së ndjerës përmes një telegrami ngushëllimi.

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të anëtares së BE të KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci🙏

E nderuara familja Bajçinca-Brestovci,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci.

Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit.

Ajo ishte kryetare komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë I femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve etj.

Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll.

Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh.

Ndarja e saj nga jeta do të lë boshllëm të madh tek brezat e rinj, e sidomos vajzat për të cilat ishte frymëzim, se si me punë, përkushtim dhe profesionalizëm mund të arrihen sukseset.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella, familjes së saj, sportdashësve dhe miqëve të shumtë.“

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit