13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Nazim Bllaca nuk ka vdekur, Emmerson sqarohet se ka gabuar në deklaratë

- Advertisement -

Ben Emmerson, avokat i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli në Gjykatën Speciale, ka thënë se ka bërë gabim kur ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur përgjatë seancës që u mbajt sot për zgjerimin e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Bëra një gabim, thashë Nazim Bllaca ka vdekur. Nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Emmerson.

Emmerson teksa fliste për bashkëpunimin e Prokurorisë së Speciales me autoritetet serbe, tha se ZPS është mbështetur te Nazim Bllaca, e për këtë të fundit Emmerson tha se ka vdekur.

Sipas burimeve të mediumit, Emmerson kishte fjalën për një dëshmitar tjetër.

Avokati i Veselit ka kërkuar që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të fillojë në dhjetor të këtij viti.

“Sigurisht që mund ta përmbushim datën 16 shtator për dorëzimin e dosjes paraprake. Qëllimi është që dosjen paraprake ta kemi më 16 shtator për të dhënë mundësi që gjykimi të fillojë në dhjetor. Të gjitha përpjekjet për të vendosur disiplinë te prokuroria s’kanë pasur efekt. Andaj zgjidhja e vetme do ishte caktimi i fillimit të gjykimit për në dhjetor”, tha ai.

“Ne mund të punojmë me disa vështirësi aty këtu por mendoj që ka ardhur koha që të disiplinohet prokuroria. 16 shtatori është në rregull për një dosje paraprake. Ne ngulim këmbë edhe për nisjen e gjykimit sepse do të ishte një periudhë afër dy vjet e mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve”, shtoi ndër të tjera ai. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit