17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

NATO: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog

- Advertisement -

Misioni i NATO-s ka thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog dhe në koordinim me ndërkombëtarët, në një takim që kanë pasur sot në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi përkatësisht Petar Petkoviqit.

Në takim mori pjesë ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus dhe komandanti i operacioneve civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin. Takimet u zhvillua në margjinat e dialogut të organizuar nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak.

NATO-ja ka thënë se në mënyrë që të mos rrezikohen trupat e saj dhe komuniteti lokal, hapja e urës qendrore në Mitrovicë duhet të vendoset në dialog.

“Goffus theksoi nevojën për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme [rreth Urës së Ibrit]. Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Goffusi shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar mjedis të sigurt në veri.

KFOR-i mban prezencën fikse mbi urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit