Ishin padyshim fitore shumë të mëdha për vendasit.
Austria e Greqia nuk kanë zhgënjyer në xhiron e katërt të UEFA Nations League, duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, ndaj rivalëve të tyre, Norvegjisë e Irlandës.
“Shqiponjat” austriake nuk patën të ndalur mbrëmjen e kësaj të diele, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë 5-1, “Vikingët” e Erling Haaland, ku padyshim hero ishte “bomberi” i Inter, Marko Arnautovic me një dopietë e më taj në listën e golashënuesve u shtuan Lienhar, Posch e Gregoritsch, ndërsa për miqtë norvegjezë golin e shënoi Alexander Sorloth.
Në krahun tjetër, “Helenët” grekë shënuan dy herë në fitoren e pastër, 2-0, ndaj Irlandës në arenën “Georgio Karasikakis” të Pireut, me golat që erdhën në fraksionin e dytë të lojës, nga Anastasios Bakasetas në minutën e 48’-të e më pas nga Mantalos, në të 92’-tën.
Ndërkaq, në përballjen e fundit të mbrëmjes Ishujt Faroe barazuan 1-1 me Letoninë.