Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Kryebashkiaku, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime kanë ndodhur në kryeqytet.
Shpërthime janë dëgjuar edhe pranë një termocentrali në veri të qytetit.
“Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po zbulojnë detajet”, tha Klitschko.
“Situata aktualisht është kërcënuese për Kievin”, tha ai.
“Nata”, shtoi ai do të jetë “shumë e vështirë”.