Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, është shpallur futbollist i ndeshjes në fitoren e Napolit me rezultat 3:0 kundër Pisas.
Rrahmani sipas faqes së njohur Sofa Score, është vlerësuar me notën 9.3.
Ai e realizoi po ashtu edhe një gol në minutën e 27-të.
Skuadra e Antonio Contes, nuk arriti këtë edicion ta mbrojë titullin, pasi fituesi i Scudettos këtë sezon është Interi.







