5.7 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Napoli me tjetër hap fals në garën për titull

- Advertisement -

Ndonëse e mbylli pjesën e parë 1:0, Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë kundër Bolognas në udhëtim të hënën mbrëma.

Bologna dhe Napoli luajtën baras, 1:1, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Serie A italiane.

Me barazimin ndaj Bolognas, Napoli ka bërë një hap prapa në garën për titull. Mbetet tri pikë prapa liderit, Interit.

Andre-Frank Zambo Anguissa shënoi golin e epërsisë së Napolit. Ai realizoi në minutën e 18-të për 1:0.

Por, Bologna në pjesën e dytë barazoi rezultatin, përkatësisht në minutën e 64-t. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Dan Ndoye.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit