24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Napoli i Amir Rrahmanit vazhdon kryesimin në Serie A, Lecce e Ylber Ramadanit në krizë

- Advertisement -

Emërimi i Antonio Contes trajner, duket se i ka bërë ‘hajr’ Napolit.

Pas fitores së fundit në udhëtim te Empoli, Amir Rrahmani me shokë po vazhdojnë ta kryesojnë renditjen tabelare në kampionatin italian.

Napolitanët kanë grumbulluar 19 pikë në tetë xhirot e para në Serie A, me vetëm një humbje e një barazim deri tani.

Ekipi të cilin e mposhti skuadra e kapitenit të “Dardanëve”, e ku luan qendërmbrojtësi tjetër nga Kosova por që paraqitet me kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismaili, gjendet në pozitën e dhjetë në elitën futbollistike të Italisë, me 10 pikë të grumbulluara.

E në situatë aspak të favorshme, gjendet Lecce e reprezentuesit tjetër kuq e zi nga Kosova, Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.

Humbja e së dieles nga Fiorentina me rezultat 0-6, e thellon krizën për këtë klub, duke e vendosur në zonën e kuqe, me rrezik rënien nga kategoria elitare, njofton Klankosova.tv.

Krejtësisht ndryshe është situata me bashkëlojtarin e Ramadanit e Ismajlit te Shqipëria, Kristijan Asllani, ekipi i të cilit fitoi mbrëmë në “Olimpico” ndaj Romës, 0-1, duke qëndruar dy pikë larg vendit të parë.

Në pozitën e gjashtë me 4 pikë më pak se Interi i Asllanit, gjendet skuadra e Berat Gjimshitit, Atlanta.

Kampionët aktual të Evropa Ligës fituan të dielen si mysafirë të Venezias, me rezultat 0-2.

Ndërkohë Torino e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, nënta në Serie A, pasi humbi 3-2 nga Cagliari  i Alen Sherrit të Shqipërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit