Napoli do ta shkarkojë trajnerin Walter Mazzarrin përpara ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Mazzarri zëvendësoi Rudi Garcian në nëntor, por kampioni aktual i Italisë tani ka vendosur ta shkarkojë italianin, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Romano thotë se Napoli do të emërojë Francesco Calzona si menaxher të ri deri në qershor – ai është trajneri aktual i Sllovakisë.
Napoli pas 25 ndeshjeve renditet në vendin e nëntë, duke grumbulluar 36 pikë.