Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka reaguar pasi ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Ai i ka falenderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë, duke i besuar 17 mijë e 617 vota.
“Ky rezultat për mua nuk është vetëm një numër, por një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë. Falënderimi im i sinqertë shkon për secilin qytetar që më votoi në çdo cep të Kosovës, për çdo anëtar e simpatizant të PDK-së që qëndroi pranë meje, pavarësisht sfidave, pengesave dhe kundërshtive që u shfaqën edhe brenda vetë partisë”, ka shkruar Hasani.
Ai ka thënë se këto vota dëshmojnë se besimi i qytetarëve nuk ndërtohet me pazare e intriga, por me punë, qëndrueshmëri, besnikëri dhe përkushtim ndaj idealeve kombëtare e demokratike.
“Unë mbetem i përulur para këtij besimi dhe ju siguroj se do të vazhdoj të jem zëri juaj, duke mbrojtur vlerat për të cilat kemi sakrifikuar ndër breza: LIRINË, SHTETIN dhe dinjitetin e qytetarit tonë. Mirënjohje të përjetshme për 17,617 votat e besimit. Kjo është fitorja juaj”, ka shkruar Hasani.
Ai doli i 28-ti me radhë nga votat në PDK.
Postimi i plotë:






