1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Nagavci për paralajmërimet e SBASHK-ut për greva: Nuk besoj që do të ketë ndërprerje të mësimit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj paralajmërimit të SBASHK-ut për grava në sektorin e arsimit.

Nagavci në Prime Time, ka thënë se nuk beson se do të këtë ndërprerje të mësimit, dhe se janë duke punuar

“Unë besoj që nuk do të ketë ndërprejre, kam punuar edhe vetë në arsim, dhe e dijë sa të ngarkuara janë situatat kur ka pasë greva. Kam qenë drejtoreshë e shkollës në njërën nga grevat që janë organizuar, dhe e dijë edhe tensionet, presionin, stresin që e kanë pasë vetë mësimdhënësit”, tha Nagavci.

Tutje, Nagavci pohoi se Qeveria wshtw duke punuar për të përmirësuar çdo ditë jo vetëm kushtet në arsim në të gjitha nivelet, por edhe për të rregulluar padrejtësitë që u evidentuan në ligjin që u shpallë anti-kushtetues.

“Natyrisht si Qeveri jemi duke punuar për të përmirësuar çdo ditë jo vetëm kushtet në arsim në të gjith nivelet, edhe në aspektet e infrastrukturës ligjore edhe të asaj fizike, por edhe për të rregulluar padrejtësitë që u evidentuan në ligjin që u shpallë anti-kushtetues, kemi parasysh se ky ligji i pagave rregullon pagat e mbi 80 mijë zyrtarëve publik dhe është një punë tepër e madhe në nuk jemi të interesuar te sjellim një ligj sa për të sjellë , dhe grupet punuese kanë punuar në këtë drejtin, dhe në si ministri i kemi dhënë komentet tona”. tha Nagavci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit