Nagavci pas Ligjit për të Huajt: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë më të plotë

- Advertisement -

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i vendit nuk kanë qenë asnjëherë më të sigurta.

Në një deklaratë në Debat Plus, ajo ka përmendur edhe Ligjin për të Huajt.

“Sovraniteti dhe integriteti i vendit asnjëherë nuk kanë qenë më të plotë, më të pacenueshëm në secilin cep të Republikës së Kosovës”.

“Së pari, qytetarët – Ligji për të Huajt ka më shumë se një dekadë që është në fuqi dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është zbatuar thuajse për askënd, ndërkohë që tashmë do të respektohet në plotësi për të gjithë”.

“E dyta, të shohësh deklarata të tilla nga eksponentë të PDK-së (të cilët kanë kritikuar VV-në) është vërtet për keqardhje”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit