28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Na humbi njohja”: Si e pranoi Gërvalla se marrëveshja e Kurtit me Serbinë ishte e keqe?

- Advertisement -

Po bëhet gati një vit prej që u arrit pajtimi në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit për Marrëveshjen Bazike. Dhe po bëhet gati një vit prej që… pushteti s’e di mirë se çka mendon për këtë marrëveshje.

A e mbani mend Besnik Bislimin që thoshte se i afrohej më shumë “pozicionit të Serbisë”? Po pra, i afrohej. Të gjithë e thonin një gjë të tillë, përveç pushtetit, që nisi ta mbronte me çdo kusht. Fundja, ishte marrëveshje që e kishin arritur vetë. Një analist pro pushtetit – s’po ia përmendim emrin – bile thoshte se “do ta nënshkruanin me dy duart”.

Se kjo marrëveshje është e keqe, e ka pranuar së fundi edhe kryediplomatja Donika Gërvalla

“Edhe marrëveshja bazike, meriton shumë kritika. Sepse, bisedat i kemi nisur fillimisht për njohje të ndërsjelltë dhe jo për njohje të de fakto. Unë mendoj që nuk është vlerësuar mjaftueshëm nga partnerët dhe aleatët tanë lëvizja që ka bërë Kosova. Nga kërkesa për njohje të ndërsjelltë si qendra e negociatave tona, në një pranim të një marrëveshjeje bazike e cila parasheh njohjen de fakto me shpresë…” – tha ajo.

Pra, Donika deklaroi që marrëveshja është shumë e keqe. Tepër e keqe. E humbëm njohjen. Ashtu siç shkruante e raportonte gazeta jonë qe një vit e gjysmë, prej që u prezantua Plani Franko-Gjerman prej të cilit u prodhua Marrëveshja Bazike. Por qe, sipas Donikës, në tavolinë ishin aleatët dhe prandaj s’duhej të kundërshtonim.

Qe çfarë tha ajo tutje:

“Po të ishim vetëm pë vetëm me Serbinë në tavolinë do t’thoja që kjo është gabim. Por nëse nuk jemi vetëm me Serbinë në tavolinë, nëse e kemi ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nëse e kemi të kyçur në gjithë këtë proces partnerët tanë më të rëndësishëm – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe kemi insistimin e disa prej shteteve më të rëndësishme që e kanë përkrahur në vazhdimësi jo vetëm pavarësinë e Kosovës por na kanë ndënjur në krah gjatë gjithë proceseve shtetformuese për Kosovën – atëherë unë mendoj që ky ka qenë një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje përfundimtare…” – tha ajo tutje.

Por, këtu vërehet diçka. Në një anë, për ta justifikuar veten se çfarë marrëveshje të keqe kanë pranuar e përmendin Amerikën e BE-në. Në tjetrën anë, e njëjta Donikë, në të njëjtin televizion, në të njëjtën intervistë, çohet e e qorton me Amerikë e me BE e me gjithçka që po i kërkojnë Kosovës të lëvizë, shkruan Nacionale.

A e mbani mend Albin Kurtin që i thoshte opozitës çdo të keqe që e kemi, e kemi shkaku i marrëveshjeve të kaluara të opozitës? Eh, qe ku e keni Donikën që tash thotë se të keqen që e kemi te Marrëveshja Bazike, e kemi shkaku i Amerikës dhe BE-së.

A është kjo politikë serioze? Vendosni vetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit