-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Mustafa: VV-ja nuk ka guxim për debat, i sfidojmë përsëri

- Advertisement -

Besian Mustafa, kandidati për deputet i LDK-së, i ka bërë thirrje sërish kryeministri Albin Kurti që të dalë në një debat publik me Lumir Abdixhikun, kandidatin e LDK-së për kryeministër.

Në konferencën e sotme, Mustafa thekson se Kurti nuk ka program për të shpalosur për të mirën e qytetarëve.

“Partia në pushtet, lideri i saj, dhe ministrat e saj, janë zhdukur tërësisht. Nuk kanë guxim as të debatojnë me ne, i sfidojmë përsëri, ejani debatojmë”.

“Pra, zgjidheni vendin, zgjidheni kohën dhe zgjidheni gazetarin moderues. Nëse Kurti ka një plan për të ardhmen e Kosovës do të vinte në debat për ta shpalosur e debatuar, por është e qartë pse nuk vie në debat”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit