28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mustafa thotë se nuk i frikësohen fare kryeministrit Kurti dhe as nuk shqetësohen për të

- Advertisement -

Kryetari aktual i Komunës së Preshevës dhe njëherësh kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën në Luginë të Preshevës.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk i frikësohen fare përfshirjes së kryeministrit Albin Kurti në këtë fushatë, madje ai u shpreh se nuk shqetësohen fare për të.

“Absolutisht fare, kjo gjë as nuk ka shqetëson, as nuk na frikëson, por megjithatë, kryeministri i Republikës së Kosovës ka ditur të sillet dhe e kam parë deklaratën e tij se aty merr pjesë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit