Mustafa për zgjedhjet eventuale: Partitë të mos frikësohen nga zgjedhjet, diaspora të mos i imponojë diktaturë Kosovës

- Advertisement -

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas seancës së fundit ku Kuvendi sërish nuk u konstituua.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, Mustafa ka thënë se partitë politike duhet ta shohin këtë proces si pjesë normale të funksionimit të tyre.

Ai u ka bërë thirrje partive që të mos u frikësohen zgjedhjeve, derisa vë në pah rolin ndihmës të diasporës, por thekson se e njëjta nuk duhet “t’i imponojë diktaturë Kosovës”.

“Mendoj, asgjë. Partitë themelohen, udhëhiqen dhe drejtohen për të shkuar në zgjedhje, jo për tu frikësuar nga zgjedhjet. Ata që frikësohen nga zgjedhjet do duhej të rirenditen, ta lëshojnë kreun dhe të rreshtohen me të tjerët për ti fituar zgjedhjet. Diaspora i ka ndihmuar gjithëherë vendit, por duhet të përmbahet të mos e përdhosë këtë vlerë, duke i imponuar Kosovës diktaturë e duke jetuar e punuar vet në demokracinë evropiane.”, thekson ai për Indeksonline.

Në përmbyllje, ish-kryetari i LDK-së ka theksuar rëndësinë që partitë politike të mbajnë qëndrime në përputhje me programet dhe ideologjitë e tyre.

Të ngjashme

Të fundit