13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Mustafa: Kosova pritet ta krijojë autonominë më të gjerë në Evropë

- Advertisement -

Profesori i shkencave politike, Artan Mustafa, ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit ka qenë më se i duhur.

Mustafa në emisionin “Five” tha se përveç këtij zbatimi të vendimit, Kosova zor se do t’i rezistojë edhe ofrimit të një lloj autonomie për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Së pari është vendim i mirëseardhur i duhur vendimi për Manastirin, mendoj edhe miratimin për këtë lloj autonomie për serbët, sepse kërkohet prej Perëndimi, e kanë mendu si strategji që duhet të funksionojë në kuptim të shtetndërtimit të Kosovës. Kosova nuk ka kapacitet të rezistojë. Te faza e implementimit nuk e kisha fajësu asnjë lider, sepse ka qenë i vështirë, askush s’e ka implementu deri tash”, ka thënë ai.

Mustafa theksoi se Kosova do të krijojë autonominë më të gjerë në Evropë.

“Prej statutit të propozuar, dhe prej marrëveshjeve të deritashme, Kosova pritet të krijojë autonominë më të gjerë në Evropë. Aspektin territorial nuk e kemi pa në asnjë shtet të Evropës juglindore në periudhën postkomuniste. E kemi marrëveshjen me NATO-n që nuk e lejon FSK-në të shkojnë në veri”, ka thënë ai.

Sipas tij, marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi do të kalojë edhe pse mund të haset në rezistencë.

“Marrëveshja do të kalojë, sado që të marrë rezistencë, nëse do mbaheshin zgjedhje nuk po shihet se do ketë ndërrim të madh të pushtetit. Është edhe ana tjetër, faktori ndërkombëtar e ka përgatitë këtë zgjidhje edhe në terren, ashtu si e lexoj historinë e Kosovës në 25 vitet e fundit, ka pasur punë sistematika në monsterizimit, në krijimin e një përshtypje dhe dëmtimit të një shtrese që ka qenë më nacionaliste apo të një krahu më nacionalist, disa prej tyre janë edhe në Hagë”, tha ai.

Sipas tij, nuk është e arsyeshme të rezistohet karshi një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.

Përkundër sfidave, sipas Mustafës, Kosova i ka pasur disa fitore të vogla, për shkak të rezistencës politike të kryeministrit Albin Kurti.

“Rezistenca e Kosovës i ka dhënë disa rezultate, ndarja e temës së Manastirit dhe Asociacionit. Tema e Manastirit po lidhet me integrimin në KiE, kurse tema e Asociacionit, lidhur me premtimit që Kosova mund ta fitojë vendin kandidat për BE”, tha ai.

Perëndimi, sipas tij, e ka parë Kurtin si mundësi të mirë për t’ua dhënë një autonomi serbëve në Kosovë, e cila sipas tij është faza e fundit e shtetndërtimit.

Autonomia për serbët, sipas tij, do të ishte një vdekje politike për Kurtin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit