23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mustafa i PDK-së: Mbi 1 miliard euro mbitërheqje gjatë Qeverisë Kurti, dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike

- Advertisement -

Zyrtari i PDK’së, Arben Mustafa, ka publikuar një infografikë të Institutit GAP, bazuar në të dhënat e BQK’së për mbitërheqjet bankare apo siç njihen ndryshe “overdraft”, nga viti 2013 deri në vitin 2023.

Mustafa ka theksuar mbitërheqjet bankare prej kur Qeveria Kurti është në pushtet që i bie rreth 1 miliard euro, derisa ka thënë se “kjo është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.”

Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot. Gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”, ka shkruar Mustafa.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10163297565712926&id=805042925&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit