Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dal me konferencë lidhur me kontratat njëburimore pasi që u bë i madh ky skandal.
Ai ka thënë se të dhënat e paraqitura nga deputetët e LVV-së nuk u dihet burimi.
‘’Edhe vet ministri i financave i referohet deputetit për këto të dhëna por jo ndonjë burimi zyrtar fillimisht. Por, nëse e shohim burimin zyrtar që është KRPP-ja shohim që numri i kontratave njëburimore është 2 mijë e 174, ndërsa vlera e këtyre kontratave për këto tre vite është 274 milion euro. Asnjëherë më parë Kosova nuk ka pas kaq shumë kontrata të negociuara’’, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se këto kontrata pavarësisht që ligji i parasheh, i parasheh në rastet kur situata është emergjente ose në rastet e tjera kur është vetëm një kompani përkatëse në treg që mund ti ofroj ato shërbime.
Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverie 2 mijë e 123 herë është nënshkruar për kontratat të cilat janë negociuar në tavolinë.
“As më parë nuk ka ndodh kjo’’, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.