Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuat zhvillimet e fundit politike.
Ai ka bërë me dije se VV-ja e ka përgjegjësinë kryesore për konsttuimin e legjislaturës së 11-të.
Në një prononcim për “lajmi.net”, Mustafa ka kritikuar qasjen e VV-së ndaj opozitës.
“Mendoj se partia e cila i ka fituar zgjedhjet e ka përgjegjësinë dhe rolin kryesor për të konstituuar Kuvendin dhe për të gjetë mundësi me kompromise për presidentin”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka vlerësuar se fajësimi i opozitës nuk është i drejt.
“Fajësimi i opozitës në këtë kontekst është i pabazë dhe i pandershëm, nëse do të kishte ndershmëri në politikë”, është shprehur ai.






