Mustafa: Bedri Hamza është zëri që i bashkon të gjithë në PDK

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, përfaqëson një zë bashkues brenda subjektit politik dhe grupit parlamentar.

Në “Click” të RTV21, Mustafa i ka cilësuar të padrejta zërat për udhëheqjen e PDK-së, duke thënë se ata kanë nisur të dëgjohen para 16 shtatorit.

“Zëri i kryetarit Bedri Hamza është zëri që i bashkon të gjithë zërat në PDK dhe në grupin parlamentar të partisë. Është e padrejtë që janë ngritur zëra për udhëheqjen e PDK-së. Këta zëra janë ngritur para 16 shtatorit”, tha Mustafa.

Të ngjashme

Të fundit