Besianë Musmurati nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ka një keqmenaxhim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Largimet e shpeshta nga kjo ministri, dhe punët e mbetura në gjysmë paraqesin problem të madh për të.
“Unë mendoj që është një cikël i keqmenaxhimit që po ndodh në ministri. Ky është vetëm një prej shumë problemeve të cilat i ka ministria dhe të cilat ne po I shohim çdo ditë, dhe një ministri jostabile që vazhdimisht ka dorëheqje të zëvendësministrave ku vazhdimisht ka problem me procese të ndryshme, për shembull është problem i digjitalizimit që ka fillu dhe ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, ka thënë ajo në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Domethënë është bërë një strategji dhe ka ngecur aty. Ka plot udhëzime administrative që kanë mbetur në gjysmë”.