Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se mandati i Qeverisë Kurti po përfundon ashtu siç ka nisur paasnjë rezultat.
Në seancën ku po debatohet për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radojiçiqin, ajo shtoi se Kurti është “llaskuc politik” dhe se për 100 vjet VV-ja nuk i arrijnë sukseset e PDK-së.
“Ky mandat i Qeverisë po përfundon ashtu siç ka nisur keq. Kurti është llaskuc politik dhe pa asnjë kriter njerëz e kombëtar”.
“Edhe 100 vjet pas nëse qeverisë VV-ja nuk ia del dot të barazohet por as t’i afrohet sukseseve të PDK-së dhe ky fakt e lë pa gjumë Binin, ky fakt ia rëndon qafën Binit”, tha Musliu.