24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi përkujton masakrën e Likoshanit e Qirezit: Ata u bënë themel lirie

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka qëndruar sot në dy fshatrat e Drenasit, Likoshan dhe Qirez, aty ku forcat serbe kryen masakra të rënda në luftën e fundit në Kosovë.

Musliu-Shoshi ka thënë se beteja e 28 shkurtit të vitit ’98 ishte shenjë se lufta në Kosovë po fillonte e se çmimi i lirisë është i lartë.

“Familja Rexhepi, Sejdiu, Ahmeti, Nebihu, Xheli, Rama e Behrami qëndrojnë të forta e krenare për bijtë dhe bijat e tyre që u bënë themel lirie!” ka thënë Musliu-Shoshi.

Ajo ka vizituar familjarët e viktimave dhe ka bërë homazhe te varrezat ku pushojnë trupat e tyre.

Postimi i plotê:

Beteja e 28 shkurtit 1998, në mes njësive të UÇK-së dhe policisë serbe ndaj civilëve të pafajshëm, ishte shenjë se lufta në Kosovë po fillonte dhe se çmimi i lirisë do të ishte i lartë.
Sot u bënë 26 vite nga këto masakra në dy fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez.

Familja Rexhepi, Sejdiu, Ahmeti, Nebihu, Xheli, Rama e Behrami qendrojnë të forta e krenare për bijtë dhe bijat e tyre që u bënë themel Lirie!

I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për të rënët.

Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

https://www.facebook.com/share/p/S7xcrhWeaRvcViMd/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit