28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Është treni i fundit, të gjithë duhet të jemi bashkë që Kosova të jetë anëtare e plotë në KiE

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo ka thënë se është treni i fundit që duhet të jemi bashkë, që siç u shpreh ajo, Kosova të jetë anëtare e plotë në KiE.

“Të gjitha kërkesat të cilat i ka Asamblea e Këshillit të Evropës, janë sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat e minoriteteve. Vlerësoj që puna dhe përkushtimi 20-vjeçar i të gjitha qeverive në Republikën tonë, ka bërë që ne të kemi një Kushtetutë, që ne të kemi ligje, të cilat janë në frymën e standardeve dhe kushteve që i kanë të gjitha shtetet demokratike, anëtare të Bashkimit Evropian”.

“Prandaj, marrë parasysh të gjithë kontributin që është bërë gjithë këto vite, mendoj që është koha kur qeveria duhet ta marrë një veprim, sepse asnjëherë nuk kemi pasë më shumë interesim që Kosova të jetë anëtarë e plotë në sesionin e ardhshëm dhe në komitetin e ministrave i cili do të në maj. Prandaj, mendoj që është treni i fundit, ku të gjithë ne duhet të jemi bashkë që Kosova të jetë anëtare e plotë në Këshillin e Evropës”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit