13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Musliu: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për tensionim, grupi i Radojçiqit ka përkrahje prej Beogradit zyrtar

- Advertisement -

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raportoi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Dyert e sallës ku u mbajt takimi ishin mbyllur për media.

Megjithatë, pas përfundimit të takimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Musliu shtoi se situata në pjesën veriore të vendit është e qëndrueshme, ani pse Serbia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për tensionime.

Musliu deklaroi se një grup terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione, duke shtuar se grupi i udhëhequr nga Milan Radojçiqi dyshohet të ketë përkrahje nga Beogradi zyrtar.

“Ne patëm në raportim drejtorin e AKI-së për të na raportuar për situatën e sigurisë në vend. Mund të themi pas këtij takimi se gjendja e sigurisë në vend është stabile. Situata në katër komunat në veri është e qëndrueshme edhe pse përpjekjet e Serbisë për tensionim të situatës së sigurisë janë të vazhdueshme, kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste, anëtarët e së cilave po trajnohen dhe strehohen në Serbi, vlerësohet si shumë i lartë. Bazuar në të dhënat intelegjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës”, tha Musliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit