17.3 C
New York
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

Musliu: Më 9 shkurt PDK-ja do ta ketë drejtimin e shtetit, kurrë s’kam votë për Albin Kurtin

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kurrë nuk do ta votojë një qeveri mes VV-së dhe subjektit të saj politik.

Musliu tha se nuk ka votë “për ata që e çojnë Kosovën mbrapa”

“Kurrë, a po don ma shumë me fol, kurrë. Unë nuk kam votë për Albin Kurtin. Unë nuk kam votë për ata që e çojnë Kosovën mbrapa. Unë nuk kam votë për ata që kanë qenë në kahjen e kundërt të historisë së Kosovës, kur Kosovës iu ka dashur më së shumti. Prandaj, sot e 100 vjet mundem me qenë në Kuvend ose nesër jo, por Ganimete Musliu nuk ka votë për Albin Kurtin”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ajo deklaroi se më 9 shkurt në zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja do ta ketë drejtimin e shtetit me kryeministër, Bedri Hamzën.

“PDK-ja është sot çdokund, në çdo shtëpi shqiptare në Kosovë, është në çdo familje dhe më 9 shkurt, PDK do ta ketë drejtimin e shtetit me Bedri Hamzën. Nëse qytetari i Kosovës don mashtrim, gënjeshtër, hajni, korrupsion, keqpërdorim, nepozitëm, familjarizim, militantizëm le ta zgjedh Albin Kurtin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit