Bajqinovci ka një apel për policinë që lidhet me ngasësit e trotinetëve, biçikletave dhe motoçikletave që shkelin ligjin

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka bërë një apel për Policinë e Kosovës, duke i thënë se urgjentisht “duhet që të ndërmarrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë  dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve”.

“Po ashtu, zhurma e madhe që shkaktojnë motoçikletat e fuqishme nëpër rrugët e kryeqytetit duke i terrorizuar qytetaret, shpejtësia e lartë dhe lëvizja e pakontrolluar në hapësirat publike po rrezikojnë komunikacionin dhe po shqetësojnë qytetarët. Trotinetet, motoçikletat dhe biçikletat nuk duhet të lejohen të qarkullojnë në sheshin e qytetit mes këmbësorëve, pasi çdo ditë rrezikojnë fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët”.

Bajqinovci tha se sheshet janë për këmbësorët, jo për gara me trotinete, motoçikleta apo biçikleta.

“Kërkoj që të shtohen kontrollet, të ndëshkohen shkelësit dhe, kur është e nevojshme, t’u konfiskohen mjetet atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik jetën e të tjerëve. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet.

Të ngjashme

Të fundit