Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ftuar në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin, Kurti tha se besimin qytetar e ka bërë si plaçkë.
Ajo shtoi se PDK i ka mbyllur diskutime për çështjen e presidentit.
”Kurti besimin qytetar e ka bërë si plaqkë, të cilin e hedhë në treg edhe oferton, vetë vakti që ai besimin qytetar e trajton si plaçkë, kjo flet shumë. PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, dje nga mbledhja e këshillit të përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës dhe besoj që tashmë edhe opionioni i ka të qarta qëndrimet e PDK-së. PDK ka mbyllur diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo






