Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Qeveria dhe deputete e VV-së në çdo paraqitje si kikireza krekosen se e kanë përzanë Radoiçiqin nga Kosova.
Musliu i ka drejtuar një pyetje Qeverisë dhe deputetëve të VV-së, duke i quajtur “kikirezat”, ku i ka thënë se pse e kanë përzanë Radojiçiqin dhe pse nuk e kanë arrestuar.
“Qeveria dhe deputetet e VV në çdo paraqitje si kikireza krekosen se e kanë përzanë Radoiçiqin nga Kosova. Unë e kam një pyetje për kikirezat, pse e përzanët Radoiçiqin, pse nuk e arrestuat? Pse Radoiçiqi është i lirë dhe vazhdon veprimtarinë e tij kriminale?” – ka shkruar Musliu në Facebook.