Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas kërcënimeve ndaj kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Ajo ka thënë se është e papranueshme heshjta e politikanëve kosovarë.
“E pa pranueshme heshtja e klasës politike ndaj kërcnimit të kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nga oficeri i MUP-it serb.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, ajo ka thënë se nëse një zyrtar serb kërcënohet atëherë do të bëhej temë për KS të OKB-së, teksa ka kërkuar nga shteti që t’i ofrojë siguri Zeqirit.
“Po të ndodhte ky kërcenim ndaj një zyrtari serb do të mblidhej Këshilli i Sigurimit në OKB. Izmir Zeqirit duhet ti ofrohet mbështetje morale e profesionale dhe siguri nga shteti për ta kryer punën e tij si kryetar.” – ka shkruar ajo.