31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Musliu: Albini është nomadi i vërtetë, fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë

- Advertisement -

Deputeja e PDK-së Ganimete Musliu, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, duke thënë se nomadi i vërtetë është Albin Kurti.

Ky qëndrim i saj vie pas termit ofendues, që Kurti shfaqi sot karshi opozitës.

”Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang”.

”Ai përdor terminologji të papërshtatshme ndaj nesh me qëllim të thellimit të krizës politike sepse atij është duke i konvenuar vakumi institucional”.

”Nëse dikujt i përshtat më se miri termi “nomad” atëherë ky person është vet Albin Kurti të cilin me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara, prejardhja e tij, as e ardhmja sepse ai fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë”.

”Albini në Kosovë nuk as shtëpi sepse e ka blerë në Norvegji. Ne kemi një atdhe, kemi një pasaportë.Në Kosovë ne na pushojnë eshtrat e të parëve tanë. Ne kemi tokë e shtëpi dhe një ditë do prehemi në këtë dhe”, u shpreh ajo për klankosova.tv.

”Pra, Albini është nomadi i vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës”.

Të ngjashme

Të fundit