Ylli i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka kryer operimin në ligamentin e kryqëzuar me sukses.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i lojtarit, Fortuna Dusseldorf që përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku edhe i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.
“Florent Muslija u operua me sukses në ligamentin e kryqëzuar. Të urojmë shërim sa më të shpejtë nga zemra, Mukki” ka shënuar klubi.
Ndërsa detajet se sa pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër ende nuk janë bërë të ditur.






