-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Mushkolaj për “subvencionimet e energjisë” : Ministri Murati e ka demantuar vetën dhe qeverinë

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka bërë të ditur se mbi 72 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, një masë mbështetëse për familjet e cenueshme e financuar edhe nga Bashkimi Evropian (BE).

E për këtë deklarim të ministrit Murati, analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se ministri i financave e ka demantuar vetvetën dhe qeverinë aktuale rreth deklarimeve të tyre për të “mirat e zhvillimit ekonomik”.

“E ka demantu vetën dhe qeverinë. Shkaku I kritikave dhe përgjithësi e mediave, gazetarëve dhe opozitës, ata iu kanë përgjigjur se ju nuk po doni me I pa të mirat e zhvillimit ekonomik. Shifrat e publikuara tregojnë haptazit, qartë se çfarë ka qenë ndryshimi qoftë në rritjen e çmimit apo inflacionit,. Të ardhura nga ASK-ja”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.

Mushkolaj tha se “këto deklarate e fundit qoftë ajo e Lumirit por edhe të tjerët” janë deklarime të fushatës zgjedhore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit