Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të hënë ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të vendit. Por që me kryeministrin e Kosovës, nuk është paraparë ndonjë takim në kuadër të vizitës së tij.
Analisti, Imer Mushkolaj për “ftohjen” mes dy kryeministrave të dy vendeve shqiptare, ka deklaruar se nuk është veç një fajtor këtu por më shumë është një betejë mes dy kryeministrave. Teksa ka shtuar se beteja e tyre është më së paku ideologjike dhe më shumë e përpjekjes për dominim politik të çfarëdo forme.
“Ftohje e madhe” nuk është sipas analistit, Mushkolaj por duket se ka kaluar në një “grip apo flame” mes raportit Rama-Kurti.
“Kjo ftohje nuk është e para, po doket se ka kaluar si një grip ose flame. Nuk ka mbetur veçse si ftohje dhe e kemi parë në të kaluarën, manifestim i përplasjeve mes Kurtit dhe Ramës për çështje të ndryshme, veçanërisht çështje që kanë të bëjnë me Serbinë, zbatimi i marrëveshjes ose mënyrën e zbatimit të asociacionit e komunave me shumicë serbe. Në këtë raport nuk është veçse një fajtor, në kuptimin se është një betejë mes dy kryeministrave për arsyeje më së paku ideologjike dhe më shumë të përpjekjes për dominim politik në çfarëdo forme. Veçanërisht duke pasur parasysh çasjen e kryeministrit Rama i cili shpeshherë ka ditur të vetofrohet ose të propozojë zgjidhje për probleme që nuk janë mirë pritur nga kryeministri Kurti”, ka deklaruar Mushkolaj, në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.
Ai potencoi se kjo “ftohje” e raporteve mes dy kryeministrave nuk është e para, pasi që edhe kohë më parë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pasur me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në kohët e mëparshme.
“Nuk është e re kjo çështje se varësisht se kush ka qenë udhëheqës në Shqipëri ka pasur probleme me udhëheqës në Kosovë”, deklaroi ai.