Mushkolaj për Osmanin: Populli nuk e do presidente

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve, duke u ndalur veçanërisht te Vjosa Osmani.

Sipas tij, pretendimet se Osmani gëzon mbështetje të gjerë popullore për presidente “ka rënë poshtë”.

“E para, deklarimi i Vjosa Osmanit se mua po më do populli presidente, ka ra poshtë. Me pas dashtë populli presidente do ta votonte më shumicë, dmth rezultati na kallëzon që populli nuk e do Vjosa Osmanin presidente. E dyta, nëse është bashkimi i së djathtës me 18 për qind mjerë na për të djathtën që po ekzistojka në Kosovë”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 22:34 janë procesuar 2,442 nga 2,498 vendvotime, që përbëjnë 97,76% të totalit.

Janë përpunuar 712,214 vota deri më tani.

Në krye të garës mbetet Lëvizja Vetëvendosje me 294,251 vota ose 43,03%.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 144,618 vota (21,15%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 120,870 vota (17,68%).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban vendin e katërt me 49,345 vota (7,22%).

Të ngjashme

Të fundit