28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mushkolaj: Nga viti 2016, çështja e manastirit të Deçanit u përdorë për poena politikë

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj, për vendimin mbi Manastirin e Deçanit, ka thënë se nga viti 2016 kjo çështje është përdorur për poena politikë.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se VV-ja kishte organizuar protesta për vendimin e Kushtetueses për manastirin, këtu Mushkolaj i është kundërpërgjigjur , duke thënë se edhe aktivistë e asamblistë të AAK-së kanë marrë pjesë në protesta të organizuara nga shoqëria civile.

Mushkolaj, në “Debat Plus“, ka thënë se vendimi i Kushtetuesës duhet të zbatohet, por sipas tij, gjithmonë duke mos i përjashtuar pakënaqësitë që mund t’i kemi.

“Ky rast është edhe një mësim sesi përgjegjësitë që i ka marrë Kosova si shtet, deshtëm apo nuk deshtëm, kanë qenë të gabuara apo jo, ato duhet të zbatohen. Vetë AAK-ja, VV-ja, NISMA kanë protestuar kundër Asociacionit me vite të tëra…Tash dëgjoj më shumë propaganda politike sesa fakte dhe prova”, ka thënë Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit