28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut

- Advertisement -

Dje kryetari i Prishtinës, Përparim Rama shkarkoi pa paralajmërim drejtoin e Shërbimve Publike, Ilirk Musliu nga radhët e PDK-së

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka reaguar dje për vendimin e Ramës, dhe ka thënë që gjendja me mbeturina është e njejtë që prej ardhjes së tij si kryetar, transmeton lajmi.net.

Tutje ai tha se përse e shkarkoi tani kur ka pasur kohë dy vite për ta shkarkuar, por e shkarkoi në momentin kur PDK nuk e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave, shkruan Mushkolaj.

Reagimi i plotë i tij:

“Gjendja me bërllog n’Prishtinë është e njëjtë, skandaloze, që kur Perparimi është zgjedhë kryetar. Pse ai nuk e shkarkoi drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun, qe dy vjet, por bash tash kur PDK nuk e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave? Përndryshe Ilirikun nuk e njoh personalisht, por m’u ka dokë i përkushtum në punë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit