28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mushkolaj kërkon që biseda mes Kusari – Lilës dhe Radojciqit të hetohet nga organet e drejtësisë

- Advertisement -

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka konsideruar tejet shqetësuese bisedën e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe kriminelit serb, Milan Radoiçiq.

Ai në Debat Plus, ka theksuar se çështja është serioze, duke rikujtuar se Radoiçiq ka qenë shënjestra kryesore e LVV-së në raport me kontaktet e saj politike.

Sipas tij, kjo çështje duhet të hetohet nga organet e drejtësisë dhe jo vetëm politikisht.

“Pse është dashur të diskutojë me këtë tip, ka mundur të diskutojë me Simiqin, por jo me Radojçiqin. Ky Radojçiqi ka qenë shënjestra kryesore e LVV-së në raport – qoftë kontaktet që i kanë pasur zyrtarët e partive që tash janë në opozitë, qoftë pritjes që i ka bërë në zyrë kryeministri Haradinaj, më cilësinë nënkryetarit të Listës Serbe, unë mendoj se çështja është serioze, jo personalisht për Mimoza Kusari-Lilën, por se ajo flet në cilësinë e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së,. Pse është dashur të diskutojë me të ajo, kjo duhet të jetë pyetja kryesore. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese kjo duhet të trajtohet jo vetëm politikisht por duhet të trajtohet nga organet e sigurisë,” ka deklaruar Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit