-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Mushkolaj: Interesante si Dejona Mihali që nuk ka funksion në Institucione, është kaq e rëndësishme

- Advertisement -

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raste kur e ka sulmuar direkt nga holli i Kuvendit, Prokurorinë Speciale lidhur me rastet e ndryshme, e veçmas atë të Nagip Krasniqit, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës në KEK.

Mushkolaj në “Debat Plus” deklaroi se është “interesante” se si Dejona Mihali dhe nuk ka funksione  qoftë Qeveri apo ndërmarrje publike është kaq e “rëndësishme” saqë me qenë si dëshmitare ndaj hetimeve që po zhvillohen ndaj Nagip Krasniqit..

“Zonjës Mihale, është shumë interesant se si kjo zonjë e cila nuk ka kurrfar funksioni në Institucionet e Kosovës, po na del kaq e rëndësishme. Nuk ka funksion as në Qeveri, as në kompani publike, zyrtarisht ka funksion vetëm në LVV-në. Qysh del se kjo zonjë, si një person dëshmitare  në hetimin ndaj rastit të Nagip Krasniqit. Kush është kjo zonjë, e që të ndikojë në tenderët e kompanive të mëdha publike siç është KEKu” deklaroi ai.

“Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje  edhe me premtimin se kur vijmë në pushtet kemi me çkap sistemin e drejtësisë. Albin Kurti e ka sulmuar prokurorinë direkt nga Kuvendi për rastin e KEKut, Nagip Krasniqit. Kjo është gjë jo e duhur për shkak se nuk ka asnjë përfundim në rastin e KEK-ut. Nuk duhet të dalë kryeministri të sulmojë Prokurorinë kur nuk dihet epilogu I çështjes. Nuk duhet kjo çasje. Ky sistem i drejtësisë është tregu I mire kur ka qenë në favor të Vetëvendosjes. Rasti i Gjykatës Kushtetueses për rrëzimin e ish kryeministrit Hoti, ka qenë okej. Kjo prokurori speciale dhe plotë këto raste, kur Ministria e Punëve të Brendshme, po i bën publike si luftimi I krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria Speciale po I inicon rastin”, deklaroi Mushkolaj.

Ai shtoi se pavarësisht se kush e qeverisë dhe është në pushtet, nuk duhet të ketë “çasje dyfytyrëshe e hipokrite” ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

“Pushteti cilido qoftë ai, nuk mund të ketë çasje dyfytyrëshe hipokrite karshi sistemit të drejtësisë. Ose është I mire ose është I keq, Nëse është I keq provo me reform, këta kanë provuar me reformu por Iikanë bërë ligjet e këqija. Ligje që janë rikthyer nga Kushtetuesja, provojnë serish, I miratojnë në mbledhje të qeverisë dhe kthehen në parlament”, deklaroi Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit