Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin pas deklarimit të saj se “po kthehem në shtëpinë time”, pasi u zyrtarizua koalicioni me LDK-në.
Mushkolaj në postimin e tij tha se Osmani për pesë vjetë ishte në “krahët” e Kurtit, tash u rikthye tek Abdixhiku.
“Pesë vjet në “krahët” e Albinit. Tash të Lumirit. Pa e brejtë hiç ndërgjegjja që e shkatërroi “shpinë e saj”. Për pushtet, jo për parime. Çfarë metamorfoze. Qr.”, u shpreh Mushkolaj.






